04-14 Tetor, 2023

hero-title-image

Edicioni 6

RRETH EVENTIT

PRIVOCALFEST tash e shtatë vite me radhë mbetet një ngjarje e veçantë që krijon një platformë të mrekullueshme për artistët e muzikës vokale, duke ndarë zërat e tyre me audiencën dhe për të ndërthurur emocionet me muzikën; duke zgjeruar horizontet, për të arritur nëpër kufijtë e muzikës dhe për të promovuar artistët e rinj dhe kulturën në mënyra të reja dhe inovative. PrIVocalFest është ngjarje që sjell së bashku artistë nga këndvështrimet më të ndryshme të muzikës vokale, duke krijuar një mjedis të pasur kulturor dhe artistik. Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm është promovimi i artistëve të rinj duke i inkurajuar në zhvillimin dhe rritjen e tyre artistike, me këtë rast për herë të parë në festivalin tonë kemi organizuar Masterklas për Këndim me Maestro Raúl Giménez. Edhe ne këtë edicion posaçërisht në natën e hapjes kemi vendosur të përdorim zërat tanë, muzikën tonë, dhe fuqinë e artit në mbështetje për të rritur ndërgjegjësimin për Kancerin e Gjirit. Festivali do të hapet më datën 14 Tetor në një mënyrë të jashtëzakonshme me Eternal Echoes të sopranos së njohur Adelina Paloja e shoqëruar nga pianistja Lirika Pula Kasapolli dhe kuarteti harkor Amati. Nata e dytë - Opera Night, Opera King Lear në dy akte për solistë, orkestër virtuale me elemente të një rrjeti nervor, kompozuar dhe drejtuar në skenë nga Zoe Hippius. Nata e tretë - Young Generation me artistë të rinj, pjesëmarrës të përzgjedhur nga masterklasi i udhëhequr nga maestro Raúl Giménez. Nata e katërt - There is Someone on Earth, një zë i veçantë si mexosopranoja Albane Carrère e shoqëruar nga pianisti Andi Duraku dhe Donjeta Cërmjani, violonçelo. Nata e pestë - përmbyllja e edicionit më 20 tetor- koncerti i titulluar 12 Months të cilin e sjell kori Pro Ars udhëhequr nga dirigjenti Sasho Tatarchevski.

Ne nuk do të ishim në gjendje të organizonim festivalin tonë pa ndihmën e këtyre kompanive të mahnitshme. Një falënderim i madh për të gjithë sponsorët dhe partnerët tanë!

Bashkohuni me komunitetin tonë dhe mos ngurroni të na kontaktoni përmes profileve tona sociale