FLAKA GORANCI, mexosoprano - KUSHTRIM GASHI, dirigjent
PrIVocalFest-OPENING 6th Edition       |      LUCIANO BERIO SONGS AND MORE...

PrIVocalFest-OPENING 6th Edition | LUCIANO BERIO SONGS AND MORE...

LUCIANO BERIO SONGS AND MORE... PRIMODERN Ensemble FLAKA GORANCI, mexosoprano (AUSTRI ) KUSHTRIM GASHI, dirigjent (REPUBLIKA E KOSOVËS - GJERMANI) PROGRAMI Kushtrim Gashi DER DOPPELGÄNGER nga Franz Schubert SCHWANENGESANG Piralberto Cattaneo DUPLUM BRA VS BG JETA GËRQARI, flaut 1 ZANË ABAZI, flaut 2 Luciano Berio BEATLES SONGS MICHELLE I TICKET TO RIDE I YESTERDAY MICHELLE II TICKET TO RIDE II pauzë Luciano Berio FOLK SONGS BLACK IS THE COLOUR (USA) WONDER AS I WONDER (USA) LOOSIN YELAV (ARMENI) ROSSIGNOLET DU BOIS (FRANCE) A LA FEMMINISCA (SICILY) LA DONNA IDEALE (ITALY) BALLO (ITALY) MOTETTU DE TRISTURA (SAEDINIA) MALUROUS QU’O UNO FENNO (FRANCE) LO FIOLAIRE (FRENCE) AZERBAIJAN LOVE SONG (AZERBAIJAN) _____ FLAKA GORANCI, mexosoprano Flaka Goranci e filloi rrugëtimin e saj muzikor duke studiuar piano në vendlindjen e saj ne Gjakovë në moshën shtatë vjeçare. Në moshën 9-vjeçare ajo fitoi konkursin “Zeri me I bukur femijeror”. Flaka perfundoi studimet për solo kendim në Akademinë e Muzikës në Tiranë. Në “Buchmann-Mehta School of Music”, ajo mbaroi studimet master në Universitetin e Tel Avivit. Që atëherë, mezzo-sopranoja ka shkëlqyer në një gamë të gjerë operash. Ajo ka interpretuar tashmë rolet si Dorabella "Cosi fan tutte", Cherubino "Le nozze di Figaro", Rosina "Il Barbiere di Siviglia", Carmen "Carmen", Amelia "Un ballo in maschera", Charlotte "Werther", Olga në "Eugene Onegin", Nëna në "Der Jasager" të K. Weill, Ida "Gemma di Vergy” dhe Dido në “Dido dhe Enea” të H. Purcell. Flaka Goranci ka interpretuar në skena te rendesishme ndërkombëtare si në Theater an der Wien, Musikverein Wien, Konzerthaus Vjenë, Stefaniensaal Graz, Vatroslav Lisinski në Zagreb, Teatrin e operes ne Magdeburg, Festivalin Erl në Tirol, Festivalin Alden Biesen në Belgjikë, Festivalin Obersaxen "Opera Viva" në Zvicër, në Teatrin e Ostravës në Republikën Çeke etj. Ajo ka punuar me dirigjentë në zë si Nikolaus Harnoncourt, Ulrich Windfuhr, Leslie Suganandarajah, Enrico Delamboye, Cornelia von Kerssenbrock, Pawel Poplawski, Manfred Mayrhofer, Yishai Steckler dhe Zhani Ciko ndër të tjerë; me regjisorë si Uwe Eric Laufenberg, Stephen Lawless, Andrea Zogg, Carlos Wagner, Niv Hoffman, Dani Ehrlich, Nikolin Gurakuqi apo Michal Grover Friedlander. Përveç karrierës së saj si këngëtare opere, ajo shfaqet edhe si këngëtare e Lied duke interpretuar kryesisht vepra nga Gustav dhe Alma Mahler, Clara dhe Robert Schumann, R. Strauss, F. Schubert dhe Luciano Berio. Albumi i saj debutues “Albanian Flowers” me këngë nga Shqipëria dhe Kosova” u publikua në vitin 2015 nga kompania Gramola, Vjenë. Projekti i saj CD "LA FEMME” me 21 vepra dhe tregime nga kompozitore femra nga e gjithë bota, pas publikimit të tij nga Naxos në nëntor 2022, ka marrë kritika shumë pozitive ndërkombëtare dhe tashmë është nominuar në 3 kategori nga Opus Klassik si: Këngëtarja e vitit, Klasik pa kufij dhe videoklipi më I mirë. Në operën e ardhshme "Wind between my Teeth" të kompozitorit Pierre Weber (*1972) ajo këndon rolin e kompozitores së periudhës barok Francesca Caccini. Në verën e vitit 2023, Flaka bëri debutimin e saj si Maria në “Maria de Buenos Aires”, një operë tango nga Astor Piazzolla, në Festivalin Immling në Halfing, Gjermani, ku u vlerësua lartë nga kritika gjermane. Në sezonin 2023-2024, pavarësisht kalendarit te saj operistik dhe koncertal, Flaka do të nisë një turne boteror me “La Femme”. “Ky zë në fakt përmban gjithçka: poezi, bel canto coloratura, interpretimin italian, francez, gjerman etj”, keshtu e vlereson Flaka Gorancin kritika austriake Neue Merker. ______ KUSHTRIM GASHI, dirigjent U lind (1984) në Drenas. Shkollën fillore mbaroi në vendlindje, ndërsa atë të mesme të muzikës në Prishtinë / Kosovë. Studioi në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, drejtimi Kompozim dhe Dirigjim Orkestral. Studimet postdiplomike në Kompozim i kreu në Shkup / Maqedoni, ndërsa në Darmstadt - Gjermani, Kompozim dhe Dirigjim Koral. Në cilësinë e kompozitorit, Gashi është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, si: Winner of “Menzione Speciale Prize” – 13 Premio Trio Di Trieste Composition – Italy; Daegu New Music Festival – South Korea, etj. Veprat e Gash-it janë ekzekutuar si brenda, poashtu dhe jashtë vendit, si: Shqipëri, Itali, Gjermani, Francë, Angli e deri në Kore të Jugut. Opusi i veprave të Gashi-t është mjaftë i gjërë, duke përfshirë ato: Solo, Kamertale, Vokale e deri te ato për orkestër, si: Koncert, Poemë Simfonike, etj. Përveç si kompozitor, Gashi, për disa vite ushtroi detyrën e Asistent – dirigjentit të Korit të Filarmonisë së Kosovës; është themelues dhe dirigjent i Orkestrës së të Rinjëve të Kosovës, e cila është njëra prej orkestrave të para të llojit të tillë në Kosovë; dirigjent permanent i Orkestrës Kamertale “Rexho Mulliqi” në Prishtinë; dirigjent mysafir i Jugendorchester, në Dornach, Basel / Zvicër. Gashi mjaft shpesh është i ftuar dhe nga Orkestra e Filarmonisë së Kosovës, pastaj nga Orkestra “Sinfonietta” në Darmstadt të Gjermani-së, ndërsa një ndër sukseset e tij është paraqitja me Orkestrën Simfonike “DAEGU MBC SYMPHONY ORCHESTRA” në Kore të Jugut. Për angazhimet e tija, Gashi-t i është ndarë një Bursë nga qyteti i Darmstadt-it në Gjermani (aty ku jeton dhe vepron), bursë e cila u ndahet personave të angazhuar në sferën e kulturës, gjegjësisht të muzikës klasike.