01/07/2023

KONKURS KOMBËTAR

PRISHTINA INTERNATIONAL VOCAL FESTIVAL KONKURS KOMBËTAR Afati i aplikimit 15.07.2023-31.07.2023 PrIVocalFest hap konkursin e tretë me radhë për kompozitorët e rinjë. Konkursi do të jetë i hapur nga 15.07.2023-31.07.2023. Këtë vit, për dallim nga vitet e kaluara, konkursi do të jet, konkurs Kombëtar. Ky konkurs do të jet i ndarë në dy kategori: Kategoria 1: Vepër korale a cappella ose me shoqërim të pianos. Kategoria 2: Vepër për zë dhe shoqërim instrumental (jo më shumë se 4 instrumente). Kategoria 1: -Kor i përzier SATB (me mundësi divizi). -Kohëzgjatja 4-6 minuta. -Vepra të jetë origjinale (nuk pranohen përpunimet). -Instrument: Kompozimi mund të shoqërohet me piano. Kategoria 2: -Solist (zë). -Kohëzgjatja 4-6 minuta. -Vepra të jetë origjinale (nuk pranohen përpunimet). -Instrumentet: Përbërja mund të përmbajë instrumente, me kuptimin që fokusi kryesor i punës duhet të jenë zërat. Numri i përgjithshëm i instrumenteve të shtuara nuk duhet të jetë më shumë se katër. -Të gjithë pjesëmarrësit/konkurentët, veprat e tyre duhet t’i dërgojnë në mënyrë elektronike në emailin: privocalfest@gmail.com Përzgjedhja e veprave do të bëhet nga juria profesionale. Çmimet: Kategoria 1 -Vepra fituese 500.00€ Kategoria 2 -Vepra fituese 500.00€ Të dy veprat fituese do të interpretohet në kuadër të PrIVocalFest në edicionin e 7-të në vitin 2024.

Lexo me shume