KEJSI HAXHIJA, soprano - SHINASI RAMADANI, tenor - HARRIS BAJRAKTARI, bariton - MELOS BUZA, piano
PrIVocalFest - 6th Edition  | YOUNG ARTISTS

PrIVocalFest - 6th Edition | YOUNG ARTISTS

YOUNG ARTISTS KEJSI HAXHIJA, soprano (SHQIPËRI) SHINASI RAMADANI, bariton (MAQEDONIA E VERIUT) HARRIS BAJRAKTARI, bariton (REPUBLIKA E KOSOVËS) MELOS BUZA, piano (REPUBLIKA E KOSOVËS) PROGRAMI George Frideric Handel LEAVE ME, LOATHSOME LIGHT! Reynaldo Hahn L'HEURE EXQUISE SHINASI RAMADANI, bariton Giulio Caccini AVE MARIA Giacomo Puccini QUANDO ME’N VO’ nga opera LA BOHÈME KEJSI HAXHIJA, soprano Wolfgang Amadeus Mozart NOTTE E GIORNO FATICAR nga opera DON GIOVANNI Wolfgang Amadeus Mozart EIN MÄDCHEN ODER WEIBCHEN nga opera DIE ZAUBERFLÖTE HARRIS BAJRAKTARI, bariton Wolfgang Amadeus Mozart ACH, ICH FÜHL'S nga opera DIE ZAUBERFLÖTE Guseppe Verdi VOLTA LA TERRA FRONTE ALLE STELLE nga opera UN BALLO IN MASCHERA KEJSI HAXHIJA, soprano arr. Benjamin Britten THE SALLY GARDENS Sheldon Harnick & Jerry Bock IF I WERE A RICH MAN SHINASI RAMADANI, bariton Geatano Donizetti VIEN, LEONORA nga opera LA FAVORITA Geatano Donizetti COME PARIDE VEZZOSO nga opera L' ELISIR D'AMORE HARRIS BAJRAKTARI, bariton Vincenzo Bellini VANNE,O ROSA FORTUNATA Limoz Dizdari BYLBYLI KEJSI HAXHIJA, soprano Giaochino Rossini DEH' TI FERMA nga opera SEMIRAMIDE HARRIS BAJRAKTARI, bariton Wolfgang Amadeus Mozart BEI MÄNNERN, WELCHE LIEBE FÜHLEN nga opera DIE ZAUBERFLÖTE Feim Ibrahimi RRJEDH NË KËNGË E LIGJËRIME KEJSI HAXHIJA, soprano HARRIS BAJRAKTARI, bariton KEJSI HAXHIJA, soprano Kejsi Haxhija, ka lindur në Tiranë më 27.09.2002. Që e vogël ka pasur pasion muzikën. Mësimet e para të kantos, i ka nisur në moshën 13 vieçare dhe më pas konkuroi në liceun Artistik “Jordan Misia”, Tiranë ku ndoqi studimet me pedagoge Zina Zdrava. Studimet e larta i vazhdon në Universitetin e Arteve viti I-rë Master me pedagoge Ulpiana Aliaj. Gjatë këtyre viteve ka marrë pjesë në disa masterclasse dhe konkurse brenda dhe jashtë vendit, ku është vlerësuar maksimalisht. Një ndër to International Moscow Music Competition, ku është vlerësuar me çmimin e 5-të. Gjithashtu, ka marrë pjesë ne koncertet që janë zhvilluar në Universitetin e Arteve dhe në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku së fundmi ka debutuar në rolin e “Paminës” në operën “Flauti Magjik”, ka qenë një bashkëpunim i Universitetit të Arteve dhe Orkestrës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit e cila u shfaq në Tiranë, Elbasan dhe Prishtinë. ____ SHINASI RAMADANI, bariton Shinasi Ramadani ka lindur më 12.07.1996 në Shkup , Maqedonia e Veriut. Ai është një solokëngëtar, i cili ka treguar interes për muzikë (posaçërisht për këndim) prej moshës dhjetë vjeç. Inkuadrimi i tij në botën e muzikës fillon kur ai ishte nxënës në shkollën e mesme të muzikës “Ilijia Nikollovski – Luj” në Shkup , ku solokëndimin e kreu në klasën e profesor Mustafa Imeri. Ai i vazhdoi studimet në Fakultetin e muzikës në Shkup, në klasën e prof. Ana Durlovski. Ai ka performuar në shumë koncerte, ndër to performanca më e spikatur ka qenë koncerti Kosta Trpkov ku marrin pjesë studentët e Universiteteve të muzikantëve në Republikën e Maqedonisë , ku u lavdërua me kritikat më të larta për performancën e tij. Nga viti 2022 është anëtar i korit të Operës Kombëtare në Shkup. ____ HARRIS BAJRAKTARI, bariton Harris Bajraktari lindi në Stamboll- Turqi, shkollimin e mesëm dhe te lartë i kreu në Prishtinë në drejtimin e solokëndimit (bariton) në klasën e prof. Sanije Matoshi. Gjatë kohës së studimeve morri mësimet e kantos nga prof. Caroline Isabell Merz e cila ishte shtysë e madhe në zhvillimin profesional të tij, po ashtu morri pjesë në punëtoritë me emrat e njohur të botës operistike si: Anna Pirozzi, Jean Bernard Thomas, Vito Brunetti, Francisco Araiza si dhe Giancarlo Monsalve. Ai është pjesë e Korit të Filharmonisë së Kosovës që nga viti 2019. Repertori muzikor konsiston me pjesë klasike dhe romantike. Morri vendin e parë ne Ars Kosova Competition në vitin 2021, vendin e dytë në Medici International Music Competition 2021. I përzgjedhur nga Ramë Lahaj International Opera Festival si Young Generation Artist, ai ndjek punëtoritë dhe bashkpunimin me Mascarade Opera Studio (Florence, Italy). Në vitin 2022 debuton ne rolin e Dottore Grenvil - La Traviata ne Operën e Kosovës dhe në vitin 2023 debuton ne rolin e Sempronios - Lo Speziale (i aranzhuar për bariton) ne Operën e Kosovës. ____ MELOS BUZA, piano U lind më 12 dhjetor 1988. Mësimet e para të pianos i filloi në Gjakovë. Vazhdoi shkollimin në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, në klasën e prof. Misbah Kaçamaku. Pas shkollës së mesme ai vazhdoi studimet për piano në Norvegji me prof. Eva Helene Schwartz dhe prof. Jiři Hlinka në Barrat-Due Musikkinstitutt, Oslo. Studimet bachelor dhe master I përfundoi në UP, Fakulteti i Arteve-DAM në klasën e prof. Lejla Pula. Ai është pjesëmarrës i rregullt i skenës koncertale, festivaleve dhe aktiviteteve të tjera të muzikës klasike në Prishtinë