14-20 Tetor, 2024
Edicioni i 7-të
PRIVOCALFEST tash e gjashtë vite me radhë mbetet një ngjarje e veçantë që krijon një platformë të mrekullueshme për artistët e muzikës vokale, duke ndarë zërat e tyre me audiencën dhe për të ndërthurur emocionet me muzikën; duke zgjeruar horizontet, për të arritur nëpër kufijtë e muzikës dhe për të promovuar artistët e rinj dhe kulturën në mënyra të reja dhe inovative. PrIVocalFest është ngjarje që sjell së bashku artistë nga këndvështrimet më të ndryshme të muzikës vokale, duke krijuar një mjedis të pasur kulturor dhe artistik. Në këtë edicion kemi të ftuar kryesisht artistë shqiptarë por edhe ata ndërkombëtar që me paraqitjet e tyre kanë shkelur në skena të mëdha e prestigjoze. Edhe këtë vit (për të tretën herë me radhë) me qëllim të afirmimit të krijuesve të rinj kemi hapur thirrjen për kompozitorë duke i ftuar të eksplorojnë dhe të shpalosin veprat e tyre duke ndërthurur elemente të ndryshme për të krijuar e për t’i dhënë ndëgjuesit përjetime të reja. Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm është promovimi i artistëve të rinj duke i inkurajuar në zhvillimin dhe rritjen e tyre artistike. Muaji tetor, për ne fillimi i çdo edicioni të ri me prurje të reja artistike, bashkëpunime e përkrahje në forma të ndryshme, këtë edicion posaçërisht në natën e hapjes kemi vendosur të përdorim zërat tanë, muzikën tonë, dhe fuqinë e artit në mbështetje për të rritur ndërgjegjësimin për Kancerin e Gjirit. Festivali do të hapet më datën 4 Tetor në një mënyrë të jashtëzakonshme me mexosopranon e njohur Flaka Goranci e shoqëruar nga Ansambli Primodern nën drejtimin e dirigjentit dhe kompozitorit të njohur kosovar Kushtrim Gashi. Në vazhdim, muzika vokale do të rrëmbejë vëmendjen tuaj në koncerte të tjera emocionuese. Nata e dytë- Kori dhe Orkestra së Filharmonisë së Kosovës, në bashkëpunim me Korin e përzier të Selanikut me solistë të shquar si Besa Llugiqi, Albane Carrere, Pablo Karaman dhe Julian Konstantinov nën drejtimin e dirigjentes së shquar Mary Konstantinidou. Nata e tretë- Artistët e Rinj nga trojet shqiptare, Kejsi Haxhija, Shinasi Ramadani dhe Harris Bajraktari, të shoqëruar nga pianisti Melos Buza. Nata e katërt- Early music night, Ismet Vejseli dhe Ansambli Instrumental me mysafire Dea Xhemaili. Nata e pestë- A resoundng return, Ansambli Attacca kthehet në skenën e PriVocalFest, të udhëhequr nga dirigjenti Hajrullah Syla me solistët: Adelina Paloja, Ismet Vejseli dhe Elonë Sadiku. Nata e gjashtë- Zoya Petrova, soliste e skenës operistike së bashku me pianistin Andi Duraku sjellin një natë të këndshme në skenën tonë dhe nata e shtatë - përmbyllja e edicionit më 14 tetor - Zëri i rrënjëve, Ceylan Taci, Astrit Stafai & Friends me një performancë të jashtëzakonshme me këngë origjinale të frymëzuara nga historitë e jetës.
Bashkohuni me komunitetin tonë
Bashkohuni me komunitetin tonë dhe mos ngurroni të na kontaktoni përmes profileve tona sociale