Maria de Buenos Aires - Astor Piazzolla
OPERA NIGHT - Premiere

OPERA NIGHT - Premiere

Astor Piazzolla MARÍA DE BUENOS AIRES Libreto: Horacio Ferrer Akti i Parë 1. Alevare (Goblini) 2. Tema de María (Tema e Marías) 3. Balada Renga para un Organito Loco (Balladë e çalë për një fye të çmendur) 4. Yo Soy María (Unë jam María) 5. Milonga Carrieguera por la María la Niña (Milonga e rrugëve për Marían e vogël) 6. Fuga y Misterio (Fugë dhe Mister) 7. Poema Valseado (Poemë në formë valsi) 8. Tocata Rea (Tokatë akuzuese) 9. Miserere Canyengue de los Landrones Antiguos en las Alcantarillas (Miserere Canyengue i hajdutëve të vjetër në kanalet e nëndheshme) 10. Contramilonga a la Funerale por la Primera Muerte de María (Kontramilonga funerale për vdekjen e parë të Marías) — Pauzë — Akti i Dytë 11. Tangata del Alba (Tangata e agimit) 12. Carta a los Árboles y a las Chimeneas (Letër për pemët dhe oxhaqet) 13. Aria de los Analistas (Arie e psikoanalistëve) 14. Romanza del Duende (Romanza e goblinit poet të dehur) 15. Allegro Tangabile (Ritëm i gjallë tangos) 16. Milonga de la Anunciación (Milonga e Lajmërimit hyjnor) 17. Tangus Dei (Tangus i Zotit) _______________ OPERA E KOSOVËS Opera e Kosovës është themeluar më 3 gusht 2021, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke përfaqësuar një hap të rëndësishëm në forcimin e identitetit kulturor kombëtar. Që nga koncerti inaugurues më 31 tetor 2021, ky institucion ka sjellë në skenë disa nga produksionet e mëdha operistike, si La Traviata e Verdit, Lo Speziale e Haydn-it dhe operën e parë kosovare, Goca e Kaçanikut e kompozitorit Rauf Dhomi. Disa nga aktivitetet më të rëndësishme kanë qenë gala koncerti me tenorin me famë botërore Saimir Pirgu, sopranon tonë të mirënjohur, një yll në ngritje Marigona Qerkezi, koncerti madhështor me tre tenorët ndërkombëtarë Ramë Lahaj, Murat Karahan dhe Charles Castronovo si dhe gala koncerti me yllin botëror Ermonela Jaho. Opera e Kosovës ka prezantuar artin lirik edhe jashtë vendit, duke ndërtuar ura kulturore dhe përfaqësuar me dinjitet Kosovën në skena ndërkombëtare. Një nga misionet thelbësore të saj është programi edukativ, që synon të afrojë të rinjtë me operën dhe të krijojë hapësira për përgatitje profesionale dhe skenike për solistë dhe interpretues të rinj. Me përkushtim ndaj cilësisë artistike dhe zhvillimit të brezit të ri, Opera e Kosovës po e ndërton me guxim një të ardhme të re kulturore. ________________ KUSHTRIM GASHI Kushtrim Gashi jeton dhe vepron si dirigjent, kompozitor dhe pedagog në Gjermani.Është themelues i Orkestrës së të Rinjve të Kosovës, me të cilën është shpërblyer në EMJ Festival në Belgjikë, si dhe themelues i ansamblit vokal „Kosova Vocalis Ensemble“.Ka qenë asistent-dirigjent në Filarmoninë e Kosovës.Për angazhimet e tij, Gashit i është dhënë një bursë nga qyteti i Darmstadtit, bursë kjo që jepet për persona të angazhuar në fushën e kulturës, veçanërisht të muzikës klasike. _________________ FLAKA GORANCI Kritikët e huaj e përshkruajnë si një artiste të jashtëzakonshme, duke e vlerësuar lartë për aftësitë e saj vokale dhe interpretimet e thella skenike dhe për zërin e saj të pasur dhe të larmishëm, që përfshin lirikë, bel canto, coloratura dhe një repertor të gjerë italian, francez, gjerman etj. Në vitin 2023, Flaka u nominua për tri çmime interrnacionale Opus Klassik: “Këngëtarja e vitit,” “Klasik pa kufi” dhe “Videoklipi më i mirë” për projektin e saj CD “LA FEMME,” ku ajo është në rolin si producente, këngëtare dhe kompozitore. Pas studimeve për solo këndim në Akademinë e Muzikës në Tiranë, në klasën e Prof.Suzana Frashërit, Flaka fitoi një bursë studimi nga “Buchmann-Mehta School of Music” ku ajo mbaroi 2 vite studime master në Univerzitetin e Tel Aviv, në klasën e Prof. Tamar Rachum, duke specializuar në Opera, Lieder dhe Oratorium. Ajo ka interpretuar rolet si Dorabella "Cosi fan tutte", Cherubino "Le nozze di Figaro", Rosina "Il Barbiere di Siviglia", Carmen "Carmen", Ulrike nga opera “Un Ballo in maschera” e G. Verdit, Charlotte "Werther", Olga në "Eugene Onegin", Die Mutter në "Der Jasager" të K. Weill, Ida "Gemma di Vergy", Maria “Maria de Buenos Aires”, Jenny në ’’Die Dreigroschenoper’’ K. Weill dhe Dido në "Dido and Eneas" të H. Purcell. Flaka ka interpretuar në skena të rëndësishme ndërkombëtare si në Theater an der Wien, Musikverein Wien, Konzerthaus Wien, Konzerthaus Berlin, Berliner Philharmonie, Stefaniensaal Graz, Vatroslav Lisinski në Zagreb, Teatrin e Operës në Magdeburg, Festivalin Erl në Tirol, Festivalin Alden Biesen në Belgjikë, Teatrin e Ostravës në Republikën Çeke, etj. Ajo ka punuar me dirigjentë të njohur si Nikolaus Harnoncourt, Ulrich Windfuhr, Leslie Suganandarajah, Enrico Delamboye, Cornelia von Kerssenbrock, Cem Mansur, Pawel Poplawski, Yishai Steckler dhe Zhani Ciko, ndër të tjerë; me regjisorë si Uwe Eric Laufenberg, Stephen Lawless, Andrea Zogg, Carlos Wagner, Niv Hoffman, Verena von Kerssenbrock, Dani Ehrlich, Nikolin Gurakuqi dhe Michal Grover Friedlander. Përveç karrierës së saj si këngëtare operistike, ajo shfaqet edhe si këngëtare e Lied, duke interpretuar kryesisht vepra nga Gustav Mahler, Robert Schumann, R. Strauss, F. Schubert, K. Weill dhe Luciano Berio. Albumi i saj debutues “Albanian Flowers – Këngë nga Shqipëria dhe Kosova” u publikua në vitin 2015 nga kompania Gramola, Vjenë. Në verën e vitit 2023, Flaka bëri debutimin e saj si Maria dhe Hija e Marias (La Sombra de Maria) “Maria de Buenos Aires,” në Festivalin Immling në Halfing, Gjermani, ku u vlerësua lartë nga kritika gjermane. Nga sezoni 2023 vazhdon promovimin nëpër skena të ndryshme me projektin e saj “La Femme.” Në verën e vitit 2025, Flaka bëri debutimin ne një nga festivalet më të njohura të Austrisë, në rolin e Flora Bervoix në operën "La Traviata" mes emrash të njohur ndërkombëtarisht. Një tjetër debutim vjen në sallën e njohur “Golden Hall” në Musikverein, në Vjenë. Përveç karrierës së saj si këngëtare operistike, ajo shfaqet edhe si këngëtare e Lied, duke interpretuar kryesisht vepra nga Gustav Mahler, Robert Schumann, R. Strauss, F. Schubert, K. Weill dhe Luciano Berio. Albumi i saj debutues “Albanian Flowers – Këngë nga Shqipëria dhe Kosova” u publikua në vitin 2015 nga kompania Gramola, Vjenë. Në verën e vitit 2023, Flaka bëri debutimin e saj si Maria dhe Hija e Marias (La Sombra de Maria) “Maria de Buenos Aires,” në Festivalin Immling në Halfing, Gjermani, ku u vlerësua lartë nga kritika gjermane. Nga sezoni 2023 vazhdon promovimin nëpër skena të ndryshme me projektin e saj “La Femme.” Në verën e vitit 2025, Flaka bëri debutimin ne një nga festivalet më të njohura të Austrisë, në rolin e Flora Bervoix në operën "La Traviata" mes emrash të njohur ndërkombëtarisht. Një tjetër debutim vjen në sallën e njohur “Golden Hall” në Musikverein, në Vjenë. __________________ RIZAH JAHAJ Përfundoi studimet Bachelor në performim - solokëndim në Fakultetin e Arteve- DAM në UP. Gjatë studimeve dhe pas pëfundimit ka punuar me profesorë të njohur si: Sanije Matoshi, Merita Juniku, Besa Llugiqi, Dario Russo etj, poashtu ishte pjesëmarrës në festivale, gara e paraqitje të shumta solistike dhe si korist në vende të ndryshme si: Kosovë ,Gjermani, Francë, Portugali, Kroaci, Slloveni, Kore të Jugut, Belgjikë, Zvicër, Itali, Maqedoni, Shqipëri etj. Aktualisht është pjesëtar i Korit të Filharmonisë së Kosovës dhe solist i Operës së Kosovës me të cilën u paraqit në projekte të shumta operistike: "Goca e Kaçanikut" në rolin e Kasnecit, "Lo Spezziale" në rolin e Mengone, "La Traviata" në rolin e Guiseppes etj. ___________________ ALBAN GORANCI Alban Goranci është aktor dhe regjisor nga Prishtina. Ai ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin Aktrim në Teatër, si dhe studimet master në drejtimin Aktrim në Film. Përveç kësaj, ai ka diplomuar në drejtimin Komunikim Masiv, Gazetari në Kolegjin AAB. Si aktor i skenës së pavarur, Albani ka qenë pjesë e dhjetëra projekteve teatrore në Kosovë dhe jashtë saj, duke bashkëpunuar me emra të njohur vendorë e ndërkombëtarë. Ndër rolet e tij më të spikatura janë ato në shfaqjet: "Diana", "Trojan Women", "Erveheja", "Sakati nga Inishmani", "Pulëbardha", "Sharra", si dhe në shumë shfaqje për fëmijë dhe produksione eksperimentale. Ai ka qenë i angazhuar edhe në performanca teatrore të formatit alternativ si “Etja” dhe “World War IV”. Në kinematografi, Goranci ka interpretuar në disa filma të metrazhit të gjatë, si: "Gjumë dhe Dashuri", "I' Father", "Kodi i Nderit", "The Hill Where Lionesses Roar", "Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur", dhe më së fundmi "Udhëtim në Pranverë". Ai gjithashtu ka qenë pjesë e disa projekteve të metrazhit të mesëm dhe të shkurtër, përfshirë filmin "Në Kërkim", me të cilin ka debutuar si regjisor në vitin 2025. Përveç angazhimeve në teatër dhe film, ai ka kontribuar edhe si asistent regjisor në operën „Il Trovatore“ të G. Verdit në festivalin ndërkombëtar të operës në Chur të Zvicrës si dhe ka punuar në media si gazetar dhe prezantues televiziv.