InterBalkanChoir
Choir Night

Choir Night

PROGRAMI Daniel Elder - BALLADE TO THE MOON (nga cikli “Three Nocturnes”) - LULLABY (nga cikli “Three Nocturnes”) Gabriel Fauré - MADRIGAL Claude Debussy - YVER, VOUS N'ESTES QU'UN VILLAIN Kushtrim Gashi - SALVE REGINA Mikis Theodorakis - ΜΕ ΤΟ ΛΎΧΝΟ ΤΟΥ ΆΣΤΡΟΥ (Me to lyxno tou astrou) Gustav Holst - I LOVE MY LOVE Emma Lou Diemer - CAPRICE Alexander Morfov - DAMJAN TANEC VODI Edmond Doko - DËBORA ZBARDHI MALET Rosephanye Powell - TO SIT AND DREAM Jennifer Lucy Cook - TIME _______________ InterBalkanChoir Kori Ndërballkanik është themeluar në mars të vitit 2022 me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Greqisë.Ideja qëndron në bashkimin e këngëtarëve nga vendet ballkanike, ku polifonia është shumë e zhvilluar, dhe ku karakteristikat idiomatike të zërave ballkanikë ndajnë elemente të përbashkëta ritmike, thellësi emocionale, arsim të avancuar muzikor, tradita të pasura dhe një prani të rëndësishme të kompozitorëve bashkëkohorë.Koncertet në Greqi ishin shumë të suksesshme, duke përfshirë këngë tradicionale dhe vepra nga repertori ndërkombëtar koral.Dirigjentët Hajrullah Syla dhe Mary Konstantinidou besojnë fuqishëm në këtë vizion dhe bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin në mënyrë të shkëlqyer. ____________ MARY KONSTATINIDOU E lindur në Selanik, studimet i mbaroi në Shkollën Shtetërore të Muzikës në Selanik, e diplomuar për piano dhe dirigjim koral. Vazhdoi studimet me Peter Erdei, Hungari; Dimitris Agrafiotis, Greqi dhe Titner, Londër. Bashkëpunoi me Operën Kombëtare të Greqisë, Festivalin Grek, Teatrin Kombëtar të Greqisë së Veriut, Operën e Selanikut, Orkestrën Simfonike Shtetërore të Selanikut, Orkestrën Simfonike të Qytetit të Selanikut, Orkestrën Shtetërore të Athinës, Orkestrën Simfonike Kombëtare ERT, si dhe me Sallën e Koncerteve të Selanikut, Sallën e Koncerteve të Athinës në më shumë se 24 produksione të Οperas dhe 50 Οratorios. Ajo performoi në koncerte të muzikës kamertale në Amerikë dhe Kanada, përfaqësoi Bashkinë e Selanikut në B’New Artists Biennale Barcelona dhe regjistroi në ERT3_TV dhe radio programin Third. Ajo ka dirigjuar në shumë vende, si Budapest, Pragë, Stokholm, Salzburg, Venecia, Vjenë, Stamboll, Tampere, Tiranë, Romë, Shën Petersburg, Langollen. Fitoi çmimin “B” në konkursin Ndërkombëtar të Dirigjentëve të Korit të Rinj, Pragë, 1995. Konstantinidou, udhëheq Korin Miks të Selanikut që nga themelimi i tij; ndër shumë çmime të fituara ata kanë marrë një medalje ari, dy argjendi dhe tre bronzi në garat ndërkombëtare të Athinës, Romës dhe Langollen. Ka drejtuar, për një periudhë të gjatë, koret: Thermaikos, North College, Alumni Anatolia, Music College, Shkolla Shtetërore e Muzikës së Selanikut dhe Akademia Verore e Pragës. ___________ HAJRULLAH SYLA Në vitin 2014 Syla përfundoi studimet në kompozim dhe në vitin 2017 përfundoj studimet për dirigjim pranë Universitetit të Prishtinës. Si kompozitor dhe dirigjent është paraqitur në vende të ndryshme si: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Gjermani, Francë, Itali, Bullgari, Turqi, Belgjikë, Lituani, Britani e Madhe, USA etj. Ai gjithashtu është paraqitur si dirigjent me Orkestra të ndryshme si: Filharmoninë e Kosovës, Orkestrën e të Rinjëve të Kosovës, Orkestrën kamertale “Rexho Mulliqi”, Orkestrën Harkore “Tadenus” etj… Në shkurt të vitit 2021 Syla mbajti një koncert tejet të suksesshëm me Ansamblin Vokal te Filharmonisë së Kosovës, ku pas kësaj paraqitje Syla morri ftesë nga selektuesit e festivali prestigjioz “Vera e Ohrit”, festival ky që këtë vit shënoi edicionin e 61-të, Syla në këtë festival u paraqit si dirigjent me Korin e Filharmonisë së Kosovës ku morri vlerësime të larta si një koncert shumë i sukseshëm nga kritika e festivalit. Syla është fitues i disa çmimeve brenda dhe jashtë vendit si: Ministria e Kulturë për veprat Fog in the Forest 2021, Ubi Caritas 2020; Duo for Violin and Cello, Druskomanija 2018 në Lituani; në vitin 2015 ai ishte fitues i Berlin Auditions 2015 që organizohet nga Spectrum Concerts, ku në vitin 2016 dy nga veprat e Sylës janë interpretuar në Berliner Kammermusiksaal, Fantasie për solo klarinet in Bb dhe Lotët e Nënës për ansambël kamertal etj. Ai ka mbajtur masterklase me dirigjentë të njohur si: Toshio Yanagisawa, Rene Gulikers, John Armstrong, Nathalie Marin etj… gjithashtu ka qenë pjesëmarrës në ACDA Konferencë në USA, EAS Konferencë në Lituani dhe është fitues i dy bursave nga MM-University – USA. Në vitin 2018 Syla themeloi festivalin e muzikës vokale PrIVocalFest, që njëherit është festivali i vetëm që i dedikohet muzikës vokale në Kosovë. Në vitin 2012 Syla ka formuar Ansamblin vokal Attacca, i përbërë nga 16 vokalist. Që nga viti 2012 ai kryen detyrën e asistent – dirigjentit në Filharmoninë e Kosovës, gjithashtu nga viti 2019 është pjesë e Orkestrës Frymore të Forcës së Sigurisë së Kosovës. _________ ANDI DURAKU Andi Duraku ka lindur në Gjakovë, ku dhe filloi mësimet për piano në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, në klasën e prof. Besim Qorri. Studimet Bachelor dhe Master i kreu në Universitetin e Prishtinës në klasën e prof. Lejla Pula. Duraku është fitues i çmimeve në konkurse të shumta, ndër to: çmimi Grand Prix në konkursin Pianisti i Ri (2012); çmimi absolut dhe Grand Prix në garën Ars Kosova (2017); çmimi në audicionin e Berlinit- një koncert në sallën e Filharmonisë së Berlinit si solist (2016), çmimi special në festivalin Chopin Piano Fest, ku fitoi mundësinë të performojë një recital në Bon të Gjermanisë; çmimi i dytë ne konkursin muzikor Barleta, Itali, çmimet talenti muzikor, Virtuozitetit si dhe me një numër të madh paraqitjesh në skenën Kosovare e më gjerë ndër to, performanca e koncertit për piano e J.S.Bach në përcjelljen e orkestrës së festivalit Kamerferst (2017), dy performanca me orkestrën e Maqedonisë së Veriut si solist (2022), si dhe disa koncerte ku performoi si solist me ansamblin e Gjakovës. Së fundi është prezantuar me nje recital ne Cziffra festival në Budapest. Si dhe në kuadër të koncertit të përbashkët të fituesve të çmimit special ne Berlin. Duraku ka performuar në: Gjermani, Zvicër, Francë, Turqi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Hungari dhe Itali. Ka mbajtur masterklasa me: Dmitry Bashkirov, Eldar Nebolsin, Giovanni Belluci, Jerome Granjon, Istvan Lajko, Christopher Hinterhuber, Stephan Möller, Janosz Ballasz etj. Aktualisht është mësimdhënës në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, si dhe vazhdimisht bashkëpunon me Korin e Filharmonisë së Kosovës.