Në Zemër të Operës
Koncert Recital

Koncert Recital

PROGRAMI Gaetano Donizetti - ANGELO CASTO E BEL (nga opera Il Duca d'Alba) Giuseppe Verdi - UVERTURË - LA DONNA È MOBILE (nga opera Rigoletto) - GUALTIER MALDÈ... CARO NOME (nga opera Rigoletto) - È IL SOL DELL'ANIMA (nga opera Rigoletto) Franz Lehár - PRELUD – SCHÖN IST DIE WELT - WIE EINE ROSENKNOSPE (nga opereta Die lustige Witwe) - DEIN IST MEIN GANZES HERZ (nga opereta Das Land des Lächelns) - LIPPEN SCHWEIGEN (nga opereta Die lustige Witwe) Giacomo Puccini - INTERMEZZO – SUOR ANGELICA - QUANDO ME N'VO (nga opera La Bohème) - E LUCEVAN LE STELLE (nga operaTosca) ____________________ GRANIT MUSLIU “...zë i përqendruar në mënyrë të shkëlqyer, me ngjyrë bronzi të ndritshme dhe ekspresiv”– Süddeutsche Zeitung Tenori kosovar 26-vjeçar Granit Musliu është ndër këngëtarët e rinj më premtues të gjeneratës së tij. Ai ka ndjekur studimet për këndim në Universitetin e Prishtinës dhe në Hochschule für Musik und Theater në Hamburg. Ish-anëtar i studios së operës në Bayerische Staatsoper, Musliu është aktualisht pjesë e ansamblit të kësaj shtëpie për sezonin 2024/25, me vazhdim edhe në sezonin 2025/26.Sezoni 2025/26 shënon disa debutime të rëndësishme: Fenton në Falstaff në Staatsoper Hamburg, Alfredo Germont në La Traviata në Bayerische Staatsoper, si dhe debutimi shumë i pritur si Duka në Rigoletto në Royal Danish Opera në Kopenhagë – rol që më pas e interpreton edhe në Opéra de Lausanne. Po ashtu në Bayerische Staatsoper, Musliu interpreton rolet e Matteo Borsa në Rigoletto, Malcolm në Macbeth, Ruiz në Il Trovatore dhe Pong në Turandot.Në sezonin 2024/25, ai u paraqit si Malcolm në Macbeth, Rustighello në një produksion të ri të Lucrezia Borgia, Alfred në Die Fledermaus, Edmondo në Manon Lescaut, Beppo në Pagliacci dhe si një fisnik i Brabantit në një produksion të ri të Lohengrin. Ai debutoi në Semperoper Dresden si Cassio në Otello, dhe u rikthye më vonë si Erster Edler në Lohengrin.Roli të tjera të rëndësishme përfshijnë: Arturo në Lucia di Lammermoor, Rinuccio në Gianni Schicchi, Harry në La Fanciulla del West, Flavio në Norma, Jeppo Liverotto në Lucrezia Borgia, Adjutanti në Lufta dhe Paqja e Prokofiev-it me regji të D. Tchernikov, si dhe pjesëmarrje në Pique Dame, Ariadne auf Naxos, Dialogjet e Karmelitaneve dhe Boris Godunov. Në pranverën e vitit 2022, Musliu zëvendësoi me sukses në rolin e Arturo në Lucia di Lammermoor nën drejtimin e Evelino Pidò, përkrah Nadine Sierra-s dhe Juan Diego Flórez-it.Në koncert, ai është paraqitur me Deutsche Rhein-Philharmonie në Düsseldorf dhe Duisburg me Requiem të Mozartit, si dhe në Hanover me Meshën në Do minor të Mozartit.Musliu është fitues i disa çmimeve, përfshirë Grand Prix në konkursin Ars Kosova, çmimin e dytë në Hamburg Mozart Prize 2020 dhe çmimin e dytë në konkursin Jorgjia Truja, që përfshinte edhe një ftesë për masterklas me Anna Pirozzi. ____________________ MICHAEL PANDYA Michael Pandya është pianist dhe dirigjent britanik, gjithnjë e më shumë i kërkuar si interpret dhe trajner vokal në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë. Ai është pjesë e programit BBC New Generation Artist 2023–25 dhe që nga shtatori 2024 është anëtar i stafit muzikor në Staatsoper Stuttgart.Ish-artist i ri në Bayerische Staatsoper, Michael është ngjitur në skenë me artistë të njohur dhe talente të reja, përfshirë Bryn Terfel, Nadine Sierra, Graham Johnson, Željko Lučić, Jonathan Lemalu, Robin Tritschler, Michael Nagy, Ema Nikolovska, Freddie de Tommaso, Harriet Burns, William Thomas, Andrew Hamilton dhe Leo Popplewell.Si pianist i muzikës së lied-it, ai është shpërblyer me disa çmime prestigjioze, përfshirë Pianist Prize në Wigmore Hall International Song Competition, si dhe në Gerald Moore Award, Kathleen Ferrier Awards, dhe Maureen Lehane Vocal Awards.Disa nga paraqitjet më të rëndësishme të viteve të fundit përfshijnë Wigmore Hall, Bayerische Staatsoper, Wolf Akademie Stuttgart, Fundaçion Juan March Madrid, KlavierFestRuhr, Jubiläums Festival Munich, Oxford Lieder Festival, Newbury Spring Festival, Royal Overseas-League, Barbican Hall, Leeds Lieder Festival, si dhe performanca live në BBC Radio 3.Michael është ish-artist i ri i Oxford Lieder, Samling Artist, si dhe pianist i rregullt i Samling Academy. Ka dhënë recitale për Park Lane Group, Concordia Foundation dhe City Music Foundation, dhe ka qenë fitues i Graham Johnson Fellowship në SongFest, Los Angeles.Ai punon në Royal College of Music si trajner vokal dhe dirigjent, dhe bashkëpunon rregullisht me International Meistersinger Akademie dhe Georg Solti Accademia. Ka udhëhequr muzikalisht koncerte të Artistëve të Rinj në Bayerische Staatsoper dhe më parë ka punuar si repetitor në New Chamber Opera, ku ka drejtuar, trajnuar dhe dirigjuar një sërë produksionesh.Në vitin 2022, Michael u shpall Associate of the Royal Academy of Music. Ai ka studiuar në Guildhall School of Music and Drama, Royal Academy of Music dhe University of Oxford. Mësuesit e tij kanë qenë: Graham Johnson, Julius Drake, Michael Dussek, James Baillieu, Ian Brown, Caroline Palmer dhe Sholto Kynoch. ____________________ MIRLINDA KOCI Mirlinda Koci lindi në Mitrovicë dhe kreu shkollën e mesme të muzikës “Tefta Tashko” në klasën e sopranos Zana Abazi Ramadani. Studimet e larta i vazhdoi në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës në klasën e prof. Sanije Matoshi dhe më pas në Hochschule für Musik und Theater në Hamburg, në klasën e baritonit Geert Smits. Është fituese e disa çmimeve në gara ndërkombëtare: çmimi i parë në garën “Ars Kosova” (Kosovë), çmimi i dytë në “Jorgjia Truja” (Shqipëri), çmimi i tretë në “Pjetër Gaci” (Shqipëri) dhe çmimi i tretë në “Mozart Preis” (Hamburg). Ka interpretuar në koncerte e festivale në Kosovë, Shqipëri, Gjermani, Francë e Itali dhe ka qenë pjesë e masterklaseve të shumta, përfshirë Rame Lahaj Opera Festival dhe Mascarade Opera House në Firence, Itali. Në repertorin e saj përfshihen rolet Susanna (Le Nozze di Figaro – Mozart), Mbretëresha e Natës (Die Zauberflöte – Mozart) dhe Adele (Die Fledermaus – J. Strauss). Ka ndjekur masterklase me artistë të njohur si Elbenita Kajtazi, Caroline Merz, Rame Lahaj, Antonio Maria Brunetti, Jean Bernard Thomas, Jonathan Papp, Julia Lynch dhe Siegfried Gohritz. Aktualisht jeton, vepron dhe studion në Mynih, Gjermani.