Koncert Pedagogjik
Koncert Pedagogjik
Data: 20/10/2025 Ora: 12:00 Lokacioni: SALLA KONCERTALE E FAKULTETIT TË MUZIKËS - UP Book Now
Koncert Pedagogjik
Koncerti Pedagogjik është një formë bashkëbisedimi dhe këndimi të përbashkët mes pjesëmarrësve (publikut) dhe Ansamblit Vokal të Kosovës, ku udhëheqësi i ansamblit, Kushtrim Gashi, do të analizojë dhe shtjellojë veprat e përzgjedhura të tre kolosëve të muzikës vokale gjermane: Michael Praetorius, Heinrich Schütz dhe Johann Sebastian Bach.Në këtë “Koncert me publikun pjesëmarrës” do të shohim se si të tre kompozitorët e lartpërmendur, në tre periudha të ndryshme kohore, e kanë trajtuar të njëjtën tematikë – Psalmi 130: “Aus tiefer Not schrei ich zu Dir”.Por jo vetëm kaq – do të ketë edhe tema dhe analiza të tjera interesante!Ky koncert është shumë i rëndësishëm për nxënësit dhe studentët e muzikës – por jo vetëm për ta! KUSHTRIM GASHI UDHËHEQËS (Republika e Kosovës)