Ēriks Ešenvalds - Panel Diskutimi x Ansambli "Argjiro"
Ēriks Ešenvalds - Panel Diskutimi x Ansambli Argjiro Ensemble - PrIVocalFest 2022

Ēriks Ešenvalds - Panel Diskutimi x Ansambli Argjiro Ensemble - PrIVocalFest 2022

Ēriks Ešenvalds është një nga kompozitorët më të kërkuar të kohës, mjaft i angazhuar me program dhe seminare me orar të ngarkuar dhe performanca të muzikës së tij të dëgjuara në çdo kontinent. Pas studimeve në Kolegjin Teologjik Baptist Letonez dhe Akademinë Letoneze të Muzikës, ai u bë anëtar i Korit Shtetëror të Letonisë. Në vitin 2011 iu dha pozita dy vjeçare e Fellow Commoner në Artet Kreative në Kolegjin Trinity, Universiteti i Kembrixhit. Që atëherë Ēriks ka fituar çmime të shumta për punën dhe krijimtarinë e tij dhe ka marrë përsipër shumë rezidenca ndërkombëtare duke punuar në muzikën dhe leksionet e tij. Premierat e fundit në skena të mëdha përfshijnë krijimet si Lakes Awake at Dawn për Orkestrën Simfonike të Bostonit dhe Orkestrën Simfonike të Qytetit të Birminghamit, The Pleiades për Grant Park Music Festival Chicago, A Shadow për BBC Proms, Dreams Under Your Feet për Gewandhaus Leipzig, Whispers on Prairie Wind për artistët vokalë të Utah Symphony dhe Salt Lake, St Luke Passion për korin e Radios Letoneze dhe Sinfonietta Riga, Visions of Arctic: Sea për Orkestrën Simfonike Liepāja dhe simfonitë kryesore multimediale Nordic Light si dhe Volcano Symphony, të dyja premierë në Letoni me shfaqje të mëtejshme në mbarë botën. Në vitin 2016 në Operan Kombëtare Letoneze u shfaq premierë opera e Ešenvalds me titull “The Immured” e cila morri vlerësime të mëdha. Kompozimet e tij shfaqen në inçizimet nga Kori i Trinity College Cambridge dhe Polyphony me Sinfonia-Britten në Hyperion, Kori Kamertal Shtetëror në Portland dhe Vasari Singers në Naxos, Kori i Radios Letoneze me Sinfonietta Riga në Ondine, Elīna Garanča me korin e Radios Letoneze në Deutsche Grammophon, grupi i këngëtarëve ORA në Harmonia Mundi, VOCES8 në Decca Classics, The Crossing on New Focus, Kori i Kolegjit Merton të Oksfordit në Delphian dhe Kori i Perëndimit në Universitetin Lutheran të Paqësorit, Kori i Kolegjit Universitar të Dublinit dhe Kori Kombëtar i të Rinjve të Skocisë në Signum, e shumë të tjerë. Ikon Arts–Edition Peters, menaxhon aktivitetet dhe orarin e seminareve të Ēriks Ešenvalds. Krijimtaria e Ēriks Ešenvalds botohet nga Musica Baltica në partneritet global me Edition Peters. *** Ansambli Argjiro do të sjellë disa këngë të muzikës Labe kur në program përfshihen këngë si: Epike, Lirike, Dashuri, Trimëri dhe Kurbeti. Ansambli Argjiro drejtohet nga mjeshtri i madh Roland Çenko